Ndryshimi i paketës fiskale/ Eksperti Rrumbullaku: Rama do të heqë vëmendjen nga protesta! Një goditje e madhe ...

10:07, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Ndërsa e gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe ndërkombëtarëve ishte tek protesta studentore që vijon të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit papritur njofton ndryshimin e paketës fiskale.

Por çfarë do të thotë kjo?

Eksperti i ekonomisë Oltion Rrumbullaku i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv e quan një paketë fiskale shumë agresive, krejt e papritur, e paparalajmëruar e paparashikuar ku janë mbledhur shumë ndryshime bashkë që godasin në disa drejtime.

“Unë e shoh të kombinuar në disa gjëra. Do të ndryshojë narrativën që diskutohet në publik. Nëse të gjithë jemi në diskutimin e narrativës së protestsë, orës kur do ikë kryeministri Rama, kjo është një paketë fiskale shumë agresive, krejt e papritur, e paparalajmëruar e paparashikuar. Aty janë mbledhur shumë ndryshime bashkë që godasin në disa drejtime. E rikthehet një premtim i vjetër I 2013, që nuk u realizua kurrë, flas për uljen e TVSH-së. Ka shumë rritje tatimesh, ka dhe një ulje për disa ushqime bazë. Është shumë e kufizuar, 7 – 8 ushqime bazë.

Çfarë ndodhi që qeveria u kujtua, pas 14 vitesh, të ringjallte një premtim të 2013 kur në vendet e Ballkanit e kanë standard 5 -6%. Ka qenë një qëndrim radikal për 14 vite që nuk e prekim. Ama  rrit barrën fiskale në shumë drejtime. Jep një goditje të madhe për profesionet e lira. Ulja e pragut prek shumë biznese të vogla. Ka rritje në tatim fitimi.

E shoh një paketë fiskale të nxitur. Tek ne mungon debate publik për buxhetin. Qeveria e di se nuk ka më mundësi të ndryshojë buxhetin, të bëjë projekte të reja,” thotë Rrumbullaku.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco