Ndodhi në Tiranë/ Tritoli shpërthen në oborrin e banesës, kalimtari përplaset me makinë! Plagoset me armë 22 vjeçari

Ndodhi në Tiranë/ Tritoli shpërthen në oborrin e banesës, kalimtari përplaset me makinë! Plagoset me armë 22 vjeçari

09:56, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sasi tritoli ka shpërthyer në oborrin e një banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit’ në Tiranë. Mësohet se tritoli u vendos në oborrin e banesës së shtetasit Sokol Ndreu në Kamëz. Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese.

-Rreth orës 01:15, të 28 tetorit, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç,  dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese.

Ndërkohë rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi Sokol Zeka (Troka), 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Elvis Zirka, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në Fushë Prezë, rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, shtetasi Elvis Xhaferraj 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin Skender Alushi, 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco