Miqësore luksi/ Shqipëria U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor, në “Air Albania”

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën U-21 më 17 nëntor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Pas miqësores me Luksemburgun, të programuar më 13 nëntor, sfida ndaj Spanjës përbën një tjetër test të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.
Përballja me një nga përfaqësueset e njohura të futbollit europian në këtë grupmoshë do t’i shërbejë ekipit kuqezi për të vijuar punën dhe për të fituar eksperiencë në prag të sfidave të ardhshme.
Shqipëria është një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 2027 dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale të këtij kompeticioni.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




