Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Fushë Prezë, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45. Një 35-vjeçar, Elvis Xhaferraj, dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte këmbësorin Skënder Alushi , 58 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën.
Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.
