Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur të mërkurën me një tjetër mesazh për dialog drejtuar studentëve që prej 16 ditësh po protestojnë në Tiranë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka shfaqur një tryezë të gurtë tetëcepëshe, mbi të cilën është shkruar fjala “Dialog”, duke përcjellë kështu mesazhin e tij për zhvillimin e bisedimeve me protestuesit.
Thirrja e Ramës vjen në ditën e 16-të të protestës, gjatë së cilës studentët, pavarësisht numrit më të ulët të pjesëmarrësve, vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e Ramës.