Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e banesës. Deri më tani, nuk ka informacion për persona të lënduar.
Policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës.










