Finn Jeltsch ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Europës. 20-vjeçari i përfaqësueses së Gjermanisë po kalo një sezon të jashtëzakonshëm me Stuttgarit, për këtë edhe shitja e tij mund të vijë vitin e ardhshëm.
Juventusi dhe Interi janë klubet nga Italia që po e monitorojnë me kujdes situatën. Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Arsenali dhe Liverpooli ndodhen po ashtu pas tij.
Stuttgarti kërkon rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë. Ndaj edhe klubet e Italisë e kanë të vështirë që të bëjnë një investim të tillë.
Rreth 10 milionë euro shpenzoi Stuttgarti për transferimin e Jeltsch në shkurtin e vitit të kaluar. Një investim që rezultoi se ishte i duhuri.


