Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Duhen 60 milionë euro, Juventusi dhe Interi në garë për objektivin e gjigantëve të Europës

    Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete

    Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës
    Lajmet e fundit

    Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

    October 28, 2026
    Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

    Ulja e ndjeshme e temperaturave në fund të muajit tetor ka sjellë reshjet e para të dëborës në zonat e larta malore të Shqipërisë, ndërsa moti ka marrë tipare të mirëfillta dimërore në disa prej zonave malore të veriut të vendit.

    Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë zonat e larta të qarkut të Kukësit, ku bjeshkët janë zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero. Sipas raportimeve nga barinjtë që ndodhen në stane me bagëtitë e tyre, reshjet janë regjistruar në disa zona malore, ku i ftohti është ndier ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

    Sipas çobanit Ekrem Onuzi, dëbora ka përfshirë bjeshkët e Gjalisë, në vendin e quajtur Sasat, në një lartësi prej 1 530 metrash mbi nivelin e detit. Reshjet janë regjistruar gjithashtu në zonat mbi 1 000 metra lartësi, duke zbardhur edhe disa fshatra të Kukësit, mes tyre Shishtavecin.

    Dëborë ka rënë edhe në bjeshkët dhe majat e larta të Valbonës, në Tropojë, ku temperaturat e ulëta kanë shoqëruar reshjet e para të sezonit. Këto reshje shënojnë ardhjen e dëborës së parë në zonat e larta malore, ndërsa ulja e temperaturave është e ndjeshme në të gjithë rajonin. Ndërkohë, në zonat e ulëta dhe në qytetet Kukës, Krumë dhe Bajram Curri, rënia e temperaturave është shoqëruar me reshje shiu dhe mjegull, duke sjellë kushte tipike të motit të ftohtë të vjeshtës së vonë.

    Pavarësisht reshjeve të dëborës dhe temperaturave nën zero në lartësi, deri më tani nuk raportohen problematika në zonat e prekura. Aktualisht, situata meteorologjike paraqitet e qetë, pa reshje shiu apo dëbore në zonat e larta malore.

    bjeshkët e Gjalicës dëbora e parë dëbora në zonat malore dimri në Shqipëri i ftohti në Shqipëri Kukës Kushtet atmosferike moti në Shqipëri ndryshimet e motit parashikimi i motit Reshjet e dëborës reshjet në veri të Shqipërisë temperaturat e ulëta Ulja e temperaturave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Duhen 60 milionë euro, Juventusi dhe Interi në garë për objektivin e gjigantëve të Europës

    October 28, 2026

    Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete

    October 28, 2026

    Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

    October 28, 2026

    Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRAT)

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.