Muçi protagonist absolut, gazetari turk: Pamë një futbollist të jashtëzakonshëm

Në një analizë për gazetën turke Milliyet, Aksal Javuz u ndal te paraqitja e jashtëzakonshme e Ernest Muçit, duke vënë në dukje aftësinë e tij për të krijuar raste, inteligjencën në lojë dhe kontributin në aksionet sulmuese.
“Muçi krijon raste dhe përdor inteligjencën e tij. Nuk e di çfarë mendoni ju, por nuk do të ishte ekzagjerim të thoshim se Salah e nxori në pah Muçin. Ne pamë një Muçi të jashtëzakonshëm”, u shpreh Javuz.
Gazetari turk ia atribuoi një pjesë të këtij transformimi ndikimit të yllit egjiptian, duke theksuar bashkëpunimin mes dy lojtarëve dhe mënyrën se si ata arrijnë të kombinohen në fushën e lojës.
“Arkitekti i këtij transformimi nuk është askush tjetër veç Salah. Ata morën topin, pasuan me njëri-tjetrin dhe e shkatërruan plotësisht kundërshtarin. Kjo tregon se çfarë do të thotë të luash me një yll. Duket se disa cilësi mund të jenë ngjitëse”, shtoi ai.
Në përfundim, Javuz nënvizoi kontributin e gjithanshëm të futbollistit shqiptar, duke theksuar se Muçi kishte ndikim në të gjithë golat e realizuar.
Vlerësimi i gazetarit turk vë në pah rritjen e Muçit dhe rëndësinë e bashkëpunimit me lojtarë të kalibrit të Salahut, një element që mund ta ndihmojë sulmuesin shqiptar të shfaqë edhe më shumë cilësitë e tij në fushën e lojës.




