Media gjermane kritikon fituesit e zgjedhjeve në Serbi: Nacionalizmi kundër Kosovës rrezikon të izolojë Beogradin
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që i dhanë fund pushtetit shumëvjeçar të Aleksandar Vuçiqit, nuk pritet të sjellë domosdoshmërisht ndryshime në politikën e jashtme të Beogradit. Përkundrazi, programi i forcës fituese përmban qëndrime nacionaliste, veçanërisht ndaj Kosovës, të cilat mund të krijojnë tensione të reja në Ballkan.
Kështu shkruan gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në një analizë të gazetarit Michael Martens, i cili paralajmëron se orientimi politik i fituesve të zgjedhjeve mund ta çojë Serbinë drejt izolimit ndërkombëtar.
Sipas gazetarit gjerman, megjithëse politika e jashtme nuk ishte në qendër të fushatës elektorale, programi i Listës Studentore vijon në disa çështje thelbësore linjën nacionaliste të ndjekur nga Vuçiq dhe Partia Përparimtare Serbe.
Në fokus të kritikave është qëndrimi ndaj Kosovës. Lëvizja Studentore jo vetëm që kundërshton pavarësinë e saj, por në programin politik angazhohet të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke e konsideruar atë pjesë të territorit serb.
Gazeta gjermane vëren se programi shkon edhe më tej, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjet e arritura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve. Madje, forca fituese paralajmëron ndjekje penale ndaj zyrtarëve që kanë marrë pjesë në nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i konsideron antikushtetuese.
Martens ngre shqetësimin se një politikë e tillë mund të minojë përpjekjet për stabilitet në rajon, veçanërisht nëse qeveria e re serbe do të përpiqet të ushtrojë autoritet mbi institucionet e Kosovës.
Një tjetër element i kritikuar është orientimi i Listës Studentore drejt Rusisë dhe Kinës. Sipas programit, Serbia synon të ruajë marrëdhëniet tradicionale me Moskën, duke kundërshtuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa parashikon thellimin e partneritetit strategjik me Pekinin.
Analiza ndalet gjithashtu te qëndrimet e lëvizjes ndaj konfliktit në Gaza. Studentët serbë kanë shprehur mbështetje për palestinezët dhe kanë dënuar veprimet ushtarake të Izraelit, por gazetari gjerman kritikon atë që e konsideron mungesë reflektimi për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.
Në këtë kontekst, Martens përmend qëndrimet e lëvizjes ndaj historisë së Kosovës dhe heshtjen e saj për gjenocidin e Srebrenicës, duke argumentuar se nacionalizmi i kultivuar gjatë viteve të qeverisjes së Vuçiqit vazhdon të ndikojë edhe te brezi i ri politik.
Në përfundim, gazeta gjermane paralajmëron se zbatimi i një programi të tillë mund të përkeqësojë marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Megjithatë, analiza lë të hapur mundësinë që përgjegjësitë e qeverisjes ta shtyjnë Listën Studentore drejt një politike më pragmatike. Në të kundërt, sipas gazetës, Serbia rrezikon të përballet me izolim politik dhe me tensione të reja me vendet fqinje.
Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së
Kurti reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dukshëm ka një neglizhencë zinxhir nga institucionet përgjegjëse
Vrasja në Pejë, kronologjia dhe të gjitha thirrjet e Arlindës për ndihmë
- 10:48 Ndeshje miqësore, kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania”
- 10:44 Atletico Madrid u ankua, ja sa u gjobit Barcelona për bisedimet me Julian Alvarez
- 10:35 Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave
- 10:24 Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin
- 10:20 Konflikti për një borxh solli pëdorimin e armës, detaje nga plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë! Autori ende në arrati
- 10:13 Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia