Ndeshje miqësore, kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania”
Federata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën U-21 më 17 nëntor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Pas miqësores me Luksemburgun, të programuar më 13 nëntor, sfida ndaj Spanjës përbën një tjetër test të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.
Përballja me një nga përfaqësueset e njohura të futbollit europian në këtë grupmoshë do t’i shërbejë ekipit kuqezi për të vijuar punën dhe për të fituar eksperiencë në prag të sfidave të ardhshme.
Shqipëria është një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 2027 dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale të këtij kompeticioni.
Atletico Madrid u ankua, ja sa u gjobit Barcelona për bisedimet me Julian Alvarez
Eliminimi nga Kupa e Spanjës, Espanyol shkarkon trajnerin Manolo Gonzalez
Hodhën fishekzjarrë në fushë, UEFA masë disiplionre për tifozët e Lens! Lihen pa bileta në ndeshjet kundër Leipzig dhe Liverpool
- 10:44 Atletico Madrid u ankua, ja sa u gjobit Barcelona për bisedimet me Julian Alvarez
- 10:35 Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave
- 10:24 Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin
- 10:20 Konflikti për një borxh solli pëdorimin e armës, detaje nga plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë! Autori ende në arrati
- 10:13 Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia
- 10:12 Eliminimi nga Kupa e Spanjës, Espanyol shkarkon trajnerin Manolo Gonzalez