Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Prezë të Tiranës, ku një 35-vjeçar dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur për vdekje një këmbësor 58-vjeçar.
Ndërkohë Policia përmes një njoftimi bën të ditur se me 35-vjeçarin po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.
“Tiranë-Rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin S. A., 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Me shtetasin E. Xh. po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.


