Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar më 27 tetor përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku dyshohet se kundërshtuan punonjësit e Policisë, hodhën sende të forta dhe dogjën kazanë për mbeturina. Në pranga kanë rënë një 49-vjeçare, me inicialet V. C., dhe një 27-vjeçar, me inicialet B. P., të arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Sipas Policisë, gjatë protestës, dy të arrestuarit dyshohet se kanë hedhur sende të forta në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe kanë djegur kazanë për mbeturina. Si pasojë, është dëmtuar prona publike dhe është bllokuar qarkullimi në Rrugën e Durrësit.