Studentët para Ministrisë së Arsimit kërkojnë largimin e kryeministrit: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më pare, pa rini s`ka ka Shqipëri

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, studentët janë stacionuar para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë protestën me thirrje kundër qeverisë së Edi Ramës.

Të mbledhur në numër të konsiderueshëm, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa përmes parullave dhe thirrjeve të tyre shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë.

Të lidhura

None found

“Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, është një nga sloganet e dëgjuara gjatë protestës.

Po ashtu, një tjetër mesazh i përcjellë prej të rinjve është se, “pa rini nuk ka Shqipëri”.

Kujtojmë që, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama.

Në mbështetje të studenteve janë edhe pedagogët, të cilët kane bojkotuar mesimin dhe i jane bashkuar studentëve çdo ditë në protestat e tyre.

Protesta vjen pas më shumë se dy javësh bojkot të mësimit dhe tubimesh të vazhdueshme të studentëve, të cilët kërkojnë ndryshime dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

 


Shtuar më 28.10.2026 11:20