Dita e 16-të e protestës, studentët nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit

28 Tetor 2026 | 11:22

Ka nisur grumbullimi i studentëve përpara Ministrisë së Arsimit edhe këtë të mërkurë, protestë e njoftuar një ditë më parë nga vetë të rinjtë, të cilët bënë me dije se tubimi do të nisë që në orët e para të mëngjesit.

Sipas pamjeve, jashtë ambienteve të Ministrisë së Arsimit ka mbërritur një pjesë e studentëve, ndërsa pritet që t’u bashkohet edhe pjesa tjetër. Ndërkohë, në terren ndodhen edhe forcat e policisë, në gatishmëri për çdo përplasje apo tension të mundshëm.

Protesta deri në këto momente mbetet e qetë, me thirrjen e panegociueshme të të rinjve: dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ashtu si ditët e tjera, kryeministri Rama ka vendosur sërish tavolinën prej guri dhe ftesat për dialog, të cilat janë refuzuar.

Protesta studentore ditën e sotme futet në ditën e saj të 16-të, e cila është shoqëruar me tensione, përplasje, shoqërime dhe të lënduar. Ndërkohë, kujtomë se kësaj proteste i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar edhe bojkotin e mësimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadorja e BE, Sofia Moreira de Sousa takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa po zhvillon këtë të mërkurë një takim me kreun e grupit socialist Taulant Balla. Sofia Moreira...
11:24 | 28/10/2026

SPAK njofton për mbylljen e hetimeve Belinda Ballukun

Një javë pasi iu komunikuan akuzat, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku u paraqit ne SPAK bashkë me avokatin e saj Ardian Kalia dhe u njoh me mbylljen e hetimeve....
11:05 | 28/10/2026

Kundërshtuan policinë dhe penguan qarkullimin e makinave, arrestohen 2 persona pas protestës së djeshme

Një djalë dhe një grua janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës këtë të mërkurë, pasi gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme kanë...
11:01 | 28/10/2026