Studentët në ditën e 16-të të protestës, marshojnë nga Ministria e Arsimit te Fakulteti Ekonomik

Aktualitet | 4 orë më parë

Studentët dhe qytetarët janë grumbulluar sërish në Tiranë për të protestuar në ditën e 16-të. Fillimisht ata janë vendosur para Ministrisë së Arsimit ku kanë protestuar të qetë për më shumë se një orë.

Para ministrisë është vendosur një kordon policie për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e saj si dhe një makinë ujëhedhëse.

Gazetarja Keti Toroveci raportoi për RTSH se tubimi është zhvilluar në qetësi, pa incidente apo përplasje me forcat e policisë. Më pas studentët kanë marshuar drejt Fakultetit Ekonomik.

Dy ditët e fundit të protestës kanë qenë të qeta dhe pa akte dhune.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur thirrjet “Dorëheqje” dhe “Revolucion”, duke kërkuar ndryshime dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe sot thirrjen për dialog me studentët, në një përpjekje për të zhvilluar një komunikim mes palëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme