Zbardhen tre raste vjedhjesh në Vlorë, në pranga tre persona dhe një tjetër në kërkim

28/10/2026 11:32

Policia e Vlorës ka finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilave janë zbardhur tre vjedhje në biznese dhe lokale, ndërsa janë arrestuar tre persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, në lidhje me vjedhjet e kryera në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”, janë arrestuar shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohen si autorë të këtyre vjedhjeve.

Në kuadër të një tjetër operacioni, është kapur dhe arrestuar shtetasi A. J., 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 8 tetor 2026 ka djegur një mjet pune, miniskrep, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Top Channel