Finalizohen dy operacione në Vlorë, në pranga tre persona për vjedhje dhe zjarrvënie! Në kërkim një tjetër
Policia e Vlorës këtë të mërkurë ka finalizuar dy operacione, në të cilat kanë rënë në pranga tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas raportimeve të policisë, operacioni i parë ka të bëjë me rastin e vjedhjes, ku nga ky operacion kanë rënë në pranga A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre këta persona dyshohet se kanë vjedhur në një biznes dhe lokale.
Ndërkohë, në operacionin e dytë ka rënë në pranga A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për zjarrvënien ndaj një miniskrepi në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë finalizuan 2 operacione policore, në kuadër të të cilave:
-U zbardhën 3 vjedhje në biznese dhe lokale, u arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”.
-U kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 08.10.2026 ka djegur një mjet pune (miniskrep), në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Ambasadorja e BE, Sofia Moreira de Sousa takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit
Dita e 16-të e protestës, studentët nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit
SPAK njofton për mbylljen e hetimeve Belinda Ballukun
- 11:32 Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar
- 11:24 Ambasadorja e BE, Sofia Moreira de Sousa takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit
- 11:22 Dita e 16-të e protestës, studentët nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit
- 11:19 Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit
- 11:05 SPAK njofton për mbylljen e hetimeve Belinda Ballukun
- 11:02 Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin