Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

    Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

    Ambasadorja e BE në Tiranë takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vrasja e Arlinda Zekës/ Kurti: Zinxhir dështimesh nga institucionet! Drejtësia në Kosovë është e shtrembër, reformimi i saj urgjencë kombëtare
    Kosovë

    Vrasja e Arlinda Zekës/ Kurti: Zinxhir dështimesh nga institucionet! Drejtësia në Kosovë është e shtrembër, reformimi i saj urgjencë kombëtare

    October 28, 2026
    Vrasja e Arlinda Zekës/ Kurti: Zinxhir dështimesh nga institucionet! Drejtësia në Kosovë është e shtrembër, reformimi i saj urgjencë kombëtare

    Në mbledhjen e Qeverisë, këtë të mërkurë, Kurti kërkoi që të identifikohen të gjitha përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në mosparandalimin e vrasjes.

    “Arlinda u vra para shtëpisë nga kunati. E mbrëmë, pak para mesnatës, është arrestuar edhe dorasi i cili ishte në arrati. Secila vrasje është vepër e rëndë, por ajo rëndohet edhe më shumë kur qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet të cilat janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë. Një vrasje me të tilla paralajmërime që nuk merrnin përgjigje, në fakt nuk kishte se si të përfundonte ndryshe. Dhe kjo e bën edhe më të pafalshme situatën”, tha ai.

    Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë afat deri të enjten, më 29 tetor, në orën 18:00, për të dorëzuar raportet e detajuara mbi veprimet dhe mosveprimet e secilës hallkë institucionale që kishte trajtuar rastin e Arlindës.

    “Tash, kur po flasim, kanë mbetur edhe 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e atij raporti, të cilin sigurisht që do ta ndajmë me publikun. Nesër mbrëma, para orës 18:00, i pres raportet”, tha kryeministri.

    Kurti kritikoi ashpër edhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke thënë se ai shpesh nuk arrin të mbrojë qytetarët më të pambrojtur.

    “Por në Kosovën tonë, dhe ndoshta jo vetëm në Kosovë, drejtësia fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të të dobëtit, përkundrazi, drejtësia shpesh ka dalë në krahun e të fortit. Drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë disi e shtrembër. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe kur peshoren e justicjas, zonjës së drejtësisë, e kanë çaluar kah i fuqishmi dhe i pasuri, ia kanë zbuluar njërin sy për të parë se kah të peshojë drejtësia. E natyrisht, shpata mandej nuk ka për t’i rënë asnjëherë krimit e kriminelëve, por do të bie gjithnjë mbi të dobëtin, të varfërin dhe të pafuqishmin. Republika e Kosovës nuk ka më nevojë për asnjë provë që të konstatojë se është urgjencë kombëtare drejtimi i drejtësisë”, tha ai.

    Sipas Kurtit, vendi nuk ka më nevojë për prova të tjera për të kuptuar se reforma në drejtësi është një urgjencë kombëtare.

    Deklaratat e kryeministrit vijnë tri ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që kishte denoncuar vazhdimisht kërcënimet e ish-bashkëshortit, Jeton Sylaj.

    Vetëm pak orë përpara se të vritej, ajo kishte shkuar sërish në polici dhe kishte pyetur: “A duhet të më vrasë mua Jetoni që ju, Policia, atëherë ta arrestoni?”.

    Arlinda kishte një urdhër mbrojtjeje dhe një vendim gjykate që i njihte të drejtën të qëndronte në banesën e përbashkët. Megjithatë, ajo kishte paralajmëruar se nuk ndihej e sigurt.

    “Nuk e ndiej veten të sigurt sa duhet, por nuk heq dorë nga djali dhe pasuria ime”, kishte deklaruar 49-vjeçarja në denoncimin e fundit.

    Mbrëmjen e 25 tetorit, pak pasi policia e shoqëroi në shtëpinë e saj në Vitomiricë, Arlinda dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati, Albert Sylaj.

    Pas dy ditësh në arrati, i dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës në Deçan, pak para mesnatës së 27 tetorit.

    Vrasja ka shkaktuar zemërim dhe protesta në Kosovë, ndërsa për këtë të mërkurë është thirrur një tjetër protestë kundër dhunës ndaj grave. Arlinda është gruaja e tetë e vrarë në Kosovë gjatë këtij viti.

    Albin Kurti Arlinda Zeka dështimet institucionale Dhuna ndaj grave drejtësia në Kosovë drejtësia penale Institucionet e Kosovës përgjegjësia institucionale reforma kombëtare Reforma në drejtësi siguria e grave sistemi gjyqësor në Kosovë vrasja e Arlinda Zekës vrasja e grave zhvillimet në Kosovë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

    October 28, 2026

    Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

    October 28, 2026

    Ambasadorja e BE në Tiranë takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit

    October 28, 2026

    Vrasja e Arlinda Zekës/ Kurti: Zinxhir dështimesh nga institucionet! Drejtësia në Kosovë është e shtrembër, reformimi i saj urgjencë kombëtare

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.