Një grup protestuesish janë mbledhur sërish sot rreth orës 11:00 para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pas disa minutash qëndrimi aty, ata marshuan drejt Kryeministrisë. Ndërsa një pjesë e tyre u futën brenda Fakultetit Ekonomik dhe u kanë bërë thirrje studentëve të braktisin mësimin dhe t'i bashkohen tubimit.
Ata kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dje pati përçarje mes organizatorëve të protestës, ku u njoftuan orare të ndryshme për studentët, për të dalë në tubim.
Pas dështimit të mbledhjes së protestuesve në orën 10:00 të mëngjesit, në orën 14:00 u mblodh vetëm një grup i vogël protestuesish para Ministrisë së Arsimit, të cilët më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Pas qëndrimit për gati dy orë te Rruga e Durrësit dhe me një pjesëmarrje të ulët, një grup të rinjsh të maskuar tentuan të krijonin incidente duke djegur disa kosha mbeturinash.
Edhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit ata i vunë flakën një peme, ndërsa nuk pati përplasje me policinë. Dy prej protestuesve, një prej tyre grua, ranë në prangat e Policisë për aktet e dhunës në tubimin e djeshëm.
Lajm në përditësim...
Protesta ka vijuar në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë një grup protestuesish kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, duke u bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës kundër qeverisë.
Me thirrjen “Bashkohuni me ne!”, ata kanë ftuar studentët të lënë auditorët dhe tu bashkohen.
-
cFARE JANE KETA MORE??
Përgjigju -
O idiota po kush jeni ju qe detroni te tjeret
Përgjigju -
Janë studentë shpellarë derra e katundarë..
Përgjigju-
hajde tek opa te presin 2 sufllaqe
-








Komente
Komento