Euronews Albania siguron vendimin e Gjykatës Supreme të Brazilit për ekstradimin e Ervin Matës

28 Tetor 2026 | 12:10

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar të shqyrtojë ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit drejt Shqipërisë, duke mbyllur një tjetër fazë të kundërshtimeve gjyqësore në këtë proces.

Vendimi është marrë më 20 tetor 2026, në mënyrë unanime nga trupi i parë i gjykatës, me relator ministrin Alexandre de Moraes. Dokumenti është siguruar nga Euronews Albania, përmes gazetarit Thimi Samarxhiu.

Në arsyetimin e saj, gjykata vlerëson se mbrojtja nuk ka paraqitur argumente të mjaftueshme për të vënë në dyshim vendimin e mëparshëm. Avokatët e Matës kishin ngritur pretendime që lidhen me kërkesën për azil në Brazil, një hetim policor në këtë shtet, si dhe me kompetencën juridiksionale të autoriteteve shqiptare.

Përmes këtij vendimi, gjykata urdhëroi që vendimi të certifikohet si i formës së prerë, pa pritur publikimin e tij.

Më herët, Gjykata Supreme Federale kishte miratuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Megjithatë, vendimi përfundimtar për dorëzimin e tij nuk varet vetëm nga procedura gjyqësore, pasi kërkohet edhe vlerësimi i Presidentit të Brazilit, si dhe formalizimi nga pala shqiptare i angazhimeve të parashikuara në legjislacionin brazilian.

Vendimi i 20 tetorit shënon përfundimin e fazës së kundërshtimeve gjyqësore të trajtuara deri më tani, por ekstradimi i Matës drejt Shqipërisë mbetet i lidhur me përmbushjen e procedurave të tjera të kërkuara nga autoritetet braziliane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finalizohen dy operacione në Vlorë, në pranga tre persona për vjedhje dhe zjarrvënie! Në kërkim një tjetër

Policia e Vlorës këtë të mërkurë ka finalizuar dy operacione, në të cilat kanë rënë në pranga tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në...
11:37 | 28/10/2026

Ambasadorja e BE, Sofia Moreira de Sousa takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa po zhvillon këtë të mërkurë një takim me kreun e grupit socialist Taulant Balla. Sofia Moreira...
11:24 | 28/10/2026

Dita e 16-të e protestës, studentët nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit

Ka nisur grumbullimi i studentëve përpara Ministrisë së Arsimit edhe këtë të mërkurë, protestë e njoftuar një ditë më parë nga vetë të rinjtë, të...
11:22 | 28/10/2026