Chivu rotacion tek Inter, lë pushim gjysmën e skuadrës për të qenë gati për derbin ndaj Milan

28 Tetor 2026
12:05
Telesport
back button

Sot do të zhvillohet ndeshja e Serie A mes Venezia dhe Inter, një sfidë që i paraprin derbit që zikaltërit do të kenë në fundjavë ndaj Milan. Sipas mediave italiane, trajneri Cristian Chivu do të bëjë disa ndryshime sot në formacionin zikaltër për të qenë i përgatitur për përballjen në “San Siro”.

Përveç pozicionit të portierit, mbeten ende disa dilema të tjera për zgjedhjen e formacionit. Trajneri rumun duhet të shikojë përpara, jo vetëm te ndeshja e radhës kundër Milan, por edhe te përballjet me Feyenoord në Champions dhe Como pas 10 ditësh.

Bastoni, Barella, Calhanoglu dhe Thuram mund të pushohen, me synimin për t’i pasur gati për derbin e ardhshëm. Ndeshja e sotme ofron një mundësi ideale për të bërë rotacion në skuadër. Disa lojtarë kanë nevojë për pushim, veçanërisht duke qenë se do të jenë të pazëvendësueshëm në ndeshjet që pasojnë. Kjo vlen për Çalhanoglu dhe Akanji, të cilët mund ta nisin ndeshjen nga stoli.

Edhe Barella e Thuram pritet të pushojnë, ndërsa Carlos Augusto do të zhvendoset në pozicionin e tij të mëparshëm. Bastoni pritet të rikthehet në qendër të mbrojtjes, ndërsa në vijën e sulmit, Bonny pritet të luajë në krah të Pio Esposito.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit