Ambasadori i OSBE: Aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme për shtetin demokratik
Përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës ndaj studentëve protestues në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ambasadori Michel Tarran i cilësoi aktet e dhunshme të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik, duke shprehur keqardhje për incidentet e regjistruara gjatë javëve të fundit në kryeqytet.
“Jam i mendimit se aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik. Shprehim keqardhjen e thellë për serinë e incidenteve të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën gjatë javëve të fundit.”
Deklaratat ambasadori i bëri nga Elbasani, ku mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Demokracia Vendore: Sa afër janë bashkitë me qytetarët?”. Tarran vuri theksin te nevoja për të forcuar komunikimin mes institucioneve dhe qytetarëve, duke theksuar se zëri i tyre nuk duhet të anashkalohet në proceset vendimmarrëse.
“Nisur nga rrethanat aktuale, lind pyetja nëse është momenti i duhur për këtë forum, por ne jemi këtu pikërisht për të ndërtuar ura dialogu. Ajo që kam vënë re muajt e fundit është një deficit komunikimi, ku mendimi i qytetarëve është anashkaluar. Qytetarët duhet të ndiejnë mbështetje. Prania ime këtu synon t’u bëjë të qartë të gjithëve, e sidomos të rinjve, se demokracia nuk është një akt që konsumohet vetëm një herë në katër vjet te kutitë e votimit, por një mundësi e përditshme për të ndikuar në vendimmarrje.”
Në përfundim, ambasadori theksoi rëndësinë e rikthimit të dialogut institucional, si një domosdoshmëri për kapërcimin e tensioneve dhe garantimin e një demokracie ku qytetarët kanë mundësi të shprehen dhe të ndikojnë në vendimmarrje.ërdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës ndaj studentëve protestues në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ambasadori Michel Tarran i cilësoi aktet e dhunshme të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik, duke shprehur keqardhje për incidentet e regjistruara gjatë javëve të fundit në kryeqytet.
“Jam i mendimit se aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik. Shprehim keqardhjen e thellë për serinë e incidenteve të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën gjatë javëve të fundit.
Deklaratat ambasadori i bëri nga Elbasani, ku mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Demokracia Vendore: Sa afër janë bashkitë me qytetarët?”. Tarran vuri theksin te nevoja për të forcuar komunikimin mes institucioneve dhe qytetarëve, duke theksuar se zëri i tyre nuk duhet të anashkalohet në proceset vendimmarrëse.
“Nisur nga rrethanat aktuale, lind pyetja nëse është momenti i duhur për këtë forum, por ne jemi këtu pikërisht për të ndërtuar ura dialogu. Ajo që kam vënë re muajt e fundit është një deficit komunikimi, ku mendimi i qytetarëve është anashkaluar. Qytetarët duhet të ndiejnë mbështetje. Prania ime këtu synon t’u bëjë të qartë të gjithëve, e sidomos të rinjve, se demokracia nuk është një akt që konsumohet vetëm një herë në katër vjet te kutitë e votimit, por një mundësi e përditshme për të ndikuar në vendimmarrje.”
Në përfundim, ambasadori theksoi rëndësinë e rikthimit të dialogut institucional, si një domosdoshmëri për kapërcimin e tensioneve dhe garantimin e një demokracie ku qytetarët kanë mundësi të shprehen dhe të ndikojnë në vendimmarrje.
Euronews Albania siguron vendimin e Gjykatës Supreme të Brazilit për ekstradimin e Ervin Matës
Finalizohen dy operacione në Vlorë, në pranga tre persona për vjedhje dhe zjarrvënie! Në kërkim një tjetër
Ambasadorja e BE, Sofia Moreira de Sousa takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit
- 12:19 Konfindustria Albania kundër Paketës Fiskale 2027: Qeveria tërhiqet nga premtimi, kërkohet anulimi i rritjes së taksave
- 12:10 Euronews Albania siguron vendimin e Gjykatës Supreme të Brazilit për ekstradimin e Ervin Matës
- 12:00 BE-ja qeverisë së re të Serbisë: Zbatoni Marrëveshjen e Ohrit, obligimet në dialogun me Kosovën nuk ndryshojnë
- 11:57 Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në IEVP Fier, vendimi jo me kërkesë të tij
- 11:56 Dirk Kuyt emërohet trajner i përkohshëm i Fenerbahçes! Ndeshjen e parë do ta ketë kundër ish-klubit të tij, Liverpoolit
- 11:45 Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve