Barcelona studioi mundësinë për një blerje të mundshme të Harry Kane gjatë kësja vere. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi katalanas hyri në kontakte për të parë disponibilitetin e sulmuesit anglez, fitues i Topit të Artë për t’u transferuar në Camp Nou.

Një operacion që mbeti në kuadrin e sondazhit, për shkak te vullnetit të vetë sulmuesit për të qënduar te Bayernit të Mynihut.

Gjithnjë sipas Fabrizio Romanos, kontaktet u bënë përpara fillimit të Botërorit 2026 dhe gjatë fazës së parë të turneut. Barcelona donte të dinte se çfarë kishte ndërmend të bënte futbollisti anglez dhe mundësitë që ekzistonin për të siguruar shërbimet e tij. Po kështu edhe Reali i Madridit bëri lëvizje të ngjashme por të dy klubet morën të njëjtën përgjigje: ‘Faleminderit, por Bayerni është prioritet’.

Klubi katalanas e shfaqi interesin e tij teksa u vu në kërkim të zëvendësuesit të Robert Leëandoëskit me Barcelonën që tentoi edhe Julian Alvarez, por që për të cilin e kishte të vështirë që të zhvillonte negociata me Atletico Madrid. Kane, 33 vjeç përfaqësonte një opsion të nivelit maksimal, por edhe shumë kompleks në aspektin financiar. Situata e tij kontraktuale jepte mundësinë që eksploronte merkaton, por kapiteni i përfaqësueses angleze nuk shfaqi kurrë dëshirën për t’u larguar nga Mynihu.

Dhe në fakt, Fabrizio Romano siguron se sulmuesi e ka arritur tashmë marrëveshjen verbale me Bayernin për të rinovuar kontratën deri në qershor të 2029. Palët po përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për të formalizuar këtë rinovim që garanton qëndrimin e Harry Kane në Gjermani.

 

Top Channel