Kryesore

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Pas kryeministrit, edhe kreu i PD sulmon protestuesit: Banda e mikrofonit dhe “Qorat” e Ramës që dilnin me grushtin komunist ngritur

12:37 - 28.10.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj protestuesve që kanë dalë në rrugë me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke përdorur tone të ashpra ndaj tyre.

Berisha i ka cilësuar protestuesit me shprehjet “banda e mikrofonit” dhe “qorrat e Ramës”, duke iu referuar, sipas tij, atyre që dilnin në protesta me grushtin komunist të ngritur, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga pedagogu Arlind Qori.

Deklaratat e kryedemokratit vijnë pas qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, në një kohë kur lëvizja studentore dhe qytetare vijon të artikulojë pakënaqësitë ndaj klasës politike dhe të kërkojë përgjegjësi për situatën në vend.

Thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” shpreh kundërshtimin e protestuesve ndaj të dy figurave kryesore të politikës shqiptare, ndërsa reagimi i Berishës ka shtuar tonet e përplasjes me pjesëmarrësit në protesta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.