Lajmi i fundit

LIVE/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Fjala e Kryetarit, Prof. Dr. Sali Berisha

Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave nga përplasja e trenave - Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor

Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave nga përplasja e trenave - Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor

12:26, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur këtë të mërkurë, pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë në zonën e Urda-s, në provincën e Toledos, Spanjë.

Përplasja e fuqishme, e cila shkaktoi daljen nga shinat të disa vagonëve, ka vënë në lëvizje një operacion të gjerëemergjence.

Ndërkohë, kompania përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore, Adif, ka njoftuar pezullimin e qarkullimittë trenave të shpejtësisë së lartë mes Madridit dhe Andaluzisë.

Aksidenti ndodhi në orën 08:54, në kilometrin e 118-të të linjës hekurudhore, mes zonave Mora, Orgaz dhe Urda, nëprovincën e Toledos. Në aksident u përfshinë një tren AVE i kompanisë Renfe, i cili ishte nisur nga Madridi në orën 08:00me destinacion Seviljen, si dhe një tren i kompanisë Iryo.

Sipas të dhënave paraprake, në trenin Iryo 6076 udhëtonin 146 pasagjerë dhe një foshnjë, ndërsa treni AVE 2080 i Renfe-stransportonte 397 persona.

Dyshime për gabim njerëzor

Sipas informacioneve paraprake, treni AVE kishte ndaluar dhe kishte ulur shpejtësinë disa minuta para aksidentit, përshkak të një problemi me qarkullimin në linjë.

Ministria e Transportit dhe Adif po shqyrtojnë hipotezën se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor i një operatori të Adif-it, pas një defekti në sistemin kryesor të sinjalizimit. Megjithatë, shkaku përfundimtar i përplasjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Fuqia e goditjes bëri që tre vagonët e fundit të trenit Iryo të dilnin nga shinat dhe të rrëshqisnin në një terren të pjerrët. Në një video të regjistruar brenda njërit prej trenave shihet një vagon i përfshirë nga flakët, pamje që dëshmojnë përmasat erënda të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco