17 protestues kanë dalë këtë të mërkurë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masat e sigurisë, pas arrestimit të tyre gjatë protestës së të dielës.
Deri më tani, gjykata ka dhënë vendimet për 12 prej tyre.
Për 10 protestues është caktuar masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.
Ndërsa për Endri Dokon, i cili kishte shkelur masën e mëparshme të sigurisë, gjykata, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur “arrest në shtëpi”.
Për 1 protestues, Marlon Ladage është caktuar masa e ndalimit të qëndrimit në vende të caktuara.
Ndërkohë që për të gjithë të arrestuarit është vlerësuar i ligjshëm arrestimi.









Komente
Komento