“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut

28 Tetor 2026 | 12:53

Ka nisur prej disa orësh marshimi i studentëve, të cilët tashmë kanë mbërritur në brendësi të Fakultetit të Ekonomikut, aty ku, sipas pamjeve, në disa auditore po zhvillohej mësim.

Sipas pamjeve, studentët thërrasin në kor: “Bashkohuni me ne!”, “Rama, jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!”, “Nuk ka dialog me ty!” dhe “Bojkotoni mësimin!”. Menjëherë pas thirrjeve, studentët që po zhvillonin mësim i janë bashkuar protestës dhe kanë lënë mësimin.

Gjatë marshimit është shtuar gjithashtu numri i studentëve, të cilët janë bashkuar me protestuesit dhe janë futur në fakultet.

Sipas gazetares së Euronews, Enkelejda Mema, pas daljes nga Fakulteti i Ekonomikut, studentët do të vijojnë marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ashtu si ditët e tjera, ka vijuar me thirrjen e tij për dialog, por kjo e fundit është refuzuar nga studentët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK këtë të mërkurë ka marrë vendimin dhe ka dërguar për gjykim Eugert Sinon. Sipas njoftimit...
13:07 | 28/10/2026

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, deri në shqyrtimin e çështjes

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, e cila kundërshtoi vendimin e Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë (DHKA)...
13:05 | 28/10/2026

Të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy të pandehurit

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy pandehur që akuzohen për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’. Sipas njoftimit, pas hetimeve u provua se...
13:00 | 28/10/2026