Rvolta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët marshuan drejt Kryeministrisë.

Të rinjtë janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë. Studentët shprehen të vendosur të mos tërhiqen nga qëndrimi i tyre, ndërsa kundërshtojnë dialogun me kryeministrin dhe kërkojnë largimin e tij nga detyra.

Të lidhura

None found

Gjatë protestës, studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre kanë qenë të qarta që prej ditës së parë dhe se bojkoti do të vijojë deri në ndryshimin e situatës. Ata kanë kundërshtuar gjithashtu masat e paralajmëruara nga kreu i qeverisë, duke i cilësuar si të paligjshme.