Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, sot ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës, ndërsa shtoi se mbështetja e VLEN-it për kandidatin e AKI-së do të varet nga sjellja e këtyre të fundit.

Kasami tha se pas përbylljes së raundit të parë kandidati i VLEN-it ishte në shtabin e AKI-së dhe tregoi mbështetje për ta, por megjithatë Kasami se mbështetja e VLEN-it do të varet nga fushata e AKI-së.




"Kandidati ynë ishte në shtab të kandidatit të AKI-së dhe ia uroi fitoren dhe tregoi përkrahjen. Por duhet të dijmë rrjedhën që BDI nuk shkoi në raundin e dytë si fituese. Angazhimi ynë varet nga ajo se si do të sillet BDI. Nëse ata fushatën e bëjnë kundër VLEN-it, ata duhet ta sqarojnë këtë".

"Para një viti e dijmë që kandidati i VLEN-it largoi të gjitha flamuret partiake dhe kërkoi mbështetjen e shqiptarëve, kjo nuk po ndodh tani. Për më shumë deklarimet e AKI-së dhe BDI-së tani janë se e kanë fituar VLEN-it. Nëse qëllimi i tyre është që të mos e fitojnë Bërvenicën, por ta fitojnë VLEN-in, ata bëjnë fushatë për ta humbur komunën", tha mes tjerash Kasami.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Bërvenicë do të mbahet të dielën (1 nëntor)./Telegrafi/