E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shfrytëzonin për prostitucion një shtetase, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 21 vite burg në total për dy shtetasit me inicialet R.L. dhe E.V., të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Konkretisht, organi i akuzës kërkon 12 vite burg për R.L. dhe 9 vite për E.V.

Sipas hetimeve për procedimin penal të vitit 2025, dy të pandehurit dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase me inicialet Y.Sh., duke siguruar klientë dhe përfituar financiarisht nga aktiviteti i saj.

Reklamë

Nga dëshmia e viktimës rezulton se bashkëjetuesi i saj, R.L., merrte të ardhurat e përfituara, ndërsa E.V. dyshohet se siguronte klientët përmes ambienteve të një klubi në zonën e Urës Vajgurore, në Berat.

Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit kanë tentuar gjithashtu ta dërgojnë shtetasen në Greqi, me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion, duke kërkuar pagesa mujore.

Reklamë

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria i ka kërkuar gjykatës dënimin me 12 vite burg për R.L. dhe 9 vite burg për E.V., për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

Vendimi përfundimtar për çështjen i takon gjykatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.