‘Forma më e lartë e korrupsionit është krahasimi i qeverisë me opozitën’. Kështu deklaroi kreu i PD gjatë takimit me deputete e opozitës.
‘Duan të vrasin përgjegjësinë’, tha lideri demokrat.
Berisha: Po pse kjo është forma më e lartë e korrupsionit?
Po ti krahason qeverinë, e cila ka 8 miliardë euro në vit taksa të shqiptarëve, o bandit që bëhesh shërbëtor i qeverisë.
Kurse opozita, edhe më e keqja qoftë, ka rrogat e vet dhe një fond disa qindra mijëra euro që i caktohet në përputhje me ligjin.
Ndërsa qeveria, ministrat kanë firmat e tyre, duart e tyre të zeza në 8 miliardë euro që i vjedhin, që ndërtojnë rrugë me çmime të tetëfishta, që ndërtojnë shkolla me çmime të dhjetëfishta, që zhdukin 90 përqind të investimeve sipas provave publike.
Qeveria ka firmat mbi të gjitha pasuritë publike, koncesionet.
Ti o horr, kudo që del, kërkon të shpëtosh qeverinë nga përgjegjësia duke e krahasuar opozitën me qeverinë.
Ti je një llum i vërtetë.
Je një skllav dhe shërbëtor i vërtetë i qeverisë.
Çfarë do të bësh me këtë?
Të vrasësh përgjegjësinë.
Më këtë tezë ti kërkon të vrasësh përgjegjësinë.
Opozita ka detyrë të kontrollojë për aq sa e lejon qeveria, që nuk e lejon fare.
Opozita ka detyrë të denoncojë me deklarata.
Por ta zëmë se opozita i ka deklaratat e këqija, po ku është dëmi?
Dëmi është deklarata e keqe e opozitës apo miliardat e vjedhura të taksapaguesve nga qeveria?
Ti o horr që vihesh në funksion të krimit, përpiqesh të mbulosh krimet e qeverisë me teza të tilla.
Do të vrasësh përgjegjësinë, do të nxjerrësh qeverinë jashtë përgjegjësisë.
Kush ka përgjegjësi për miliona metër katror troje publike, tokoa që u jepen karteleve? Opozita apo qeveria.
Po përgjegjësia e qeverisë është jo 100, jo 1000, po është 10 mijë herë më e madhe se e opozitës se janë të pakrahasueshme.
A mund t’i krahasosh?
Në botë kjo nuk ndodh.
Dhe teza e shoqëruar nga injorantë, puthadorë se 'nuk kanë alternativë'.
Kush nuk ka alternativë?.
Po, opozita gjykohet nga alternativa. Tri gjëra janë: kontrolli, alternativa, deklaratat. Kaq ka opozita. S'ka asgjë tjetër në dorë për të bërë mirë ose për të bërë dëm.
Po ta marrim se me të tria bën dëm opozita.
A mund të krahasohet me atë që vjedh e shpërdoron miliarda euro?
A mund të krahasohet me atë që vjedh e shpërdoron miliona e miliona prona publike me metra katrorë?
Si mund të krahasohet?
Pra, ç'ndodh me këtë krahasim?
Me këtë krahasim këta duan të vrasin përgjegjësinë. Të asgjësojnë përgjegjësinë.
Duan të mbulojnë skandalet, krimin me gabime, me të meta, me defekte, që janë të pashmangshme.
Ja pse krahasimi i të pakrahasueshmeve është forma më e lartë e korrupsionit.

© SYRI.net