Kai Rooney po tërheq vëmendjen te akademia e Manchester Unitedit, duke treguar se dëshiron të ndërtojë karrierën e tij dhe të mos jetojë vetëm nën hijen e babait legjendar.
16-vjeçari ishte protagonisti kryesor në fitoren 6-0 të ekipit U18 ndaj Burnleyt, duke realizuar plot katër gola.
Sulmuesi, i cili mban numrin 9 në fanellë, ashtu si Wayne Rooney gjatë karrierës së tij, e nisi spektaklin në minutën e 22-të.
Kai realizoi me të majtën brenda zonës, duke i dhënë avantazhin Manchester Unitedit.
Në pjesën e dytë, talenti i ri shënoi nga pika e bardhë në minutën e 49-të, përpara se të kompletonte het-trikun në minutën e 63-të, me një goditje me kokë pas një rivënieje nga këndi.
Por Kai nuk u ndal me kaq. Vetëm tri minuta më vonë, ai realizoi golin e katërt personal, duke kaluar një kundërshtar, duke i rezistuar ndërhyrjes së një mbrojtësi dhe duke mposhtur portierin me një goditje të saktë me të djathtën.
Fitorja e thellë 6-0 u plotësua nga golat e Jaume Camacho dhe Noah Ajayi.
Kai Rooney mbush 17 vjeç të hënën e ardhshme dhe po shfaq shenja të qarta progresi në ekipin e të rinjve.
Këtë sezon, ai ka luajtur edhe tri ndeshje në Premierligën U18, ku ka shënuar kundër Nottingham Forestit dhe ka dhënë një asist në fitoren 6-3 ndaj Liverpoolit.
Paraqitjet e tij kanë nxitur reagime edhe në rrjetet sociale, ku disa tifozë kanë kërkuar me humor që ai të marrë një shans në ekipin e parë të Unitedit.
Megjithatë, Kai duhet të vazhdojë zhvillimin me akademinë, ndërsa synimi i tij është të krijojë emrin e vet në futboll. Mbiemri Rooney sjell pritshmëri të mëdha, por katër golat ndaj Burnleyt janë një tjetër sinjal se talenti i ri ka ambicie serioze.
© SYRI.net
Trabzoni nderon ‘Faraonin’, i vendos një rruge emrin e Mohamed Salah
Haaland ëndërron La Ligën, Real Madridi dhe Barcelona marrin sinjalin e madh
Alarm tek Arsenali, tre yje në dyshim për Liverpoolin! Arteta shqetësohet para duelit në ‘Anfield’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: