Të paktën pesë punëtorë kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shembjes së një pllake betoni në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 28 tetor, rreth orës 12:30, ndërsa Policia ka pranuar informacionin përmes Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ku ishin dërguar personat e lënduar.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai kas shtuar se sipas informacioneve fillestare të Policisë, pas trajtimit mjekësor, shumica e të lënduarve janë liruar nga spitali, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, njësitet policore dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e incidentit. /Telegrafi/