Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës në Kosovë
Në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani ka bërë me dije gërmime po zhvillohen teksa ky operacion është vazhdimësi e gërmimeve që janë kryer më 20 tetor.
Sipas tij, mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme, përfshirë analizat e ADN-së, me qëllim identifikimin e viktimave.
Gërmimet dhe gjetja e mbetjeve mortore në Mitrovicë të Veriut vijnë pasi në Zubin Potok u gjetën tre varreza masive dhe u gjetën mbetjet mortore të të paktën 23 personave. Autoritetet i identifikuan ata si “Grupi i Intelektualëve”.
Grupi prej 23 “intelektualëve” ishte një grup shqiptarësh, mes tyre profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut më 19 prill të 1999-ës.
Kosova ka arrestuar disa persona lidhur me vrasjen e civilëve që lidhen me “Grupin e Intelektualëve”. Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.
BE-ja qeverisë së re të Serbisë: Zbatoni Marrëveshjen e Ohrit, obligimet në dialogun me Kosovën nuk ndryshojnë
Kurti reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dukshëm ka një neglizhencë zinxhir nga institucionet përgjegjëse
Vrasja në Pejë, kronologjia dhe të gjitha thirrjet e Arlindës për ndihmë
- 13:14 Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën
- 13:07 Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon
- 13:05 Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, deri në shqyrtimin e çështjes
- 13:00 Të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy të pandehurit
- 12:53 “Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut
- 12:51 Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve