Lideri i opozitës gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se, ‘ata që thonë se të gjithë janë njëlloj duan të vrasin shpresën’.
‘Kjo është teza më diabolike’, tha kreu i Partisë demokratike.
Berisha: Ka një problem tjetër madhor themelor. Këta duan të vrasin shpresën. Këta janë vrasësit e shpresës.
Këta janë gjahtarët e shpresave të shqiptarëve. Këta janë llumi i llumit të shoqërisë shqiptare, armiqtë më të egër të qenies shqiptare.
Po atëherë thotë i riu, 'po kur të dy qenkan njëlloj, çfarë të rri unë këtu? Unë këtë mur nuk e çaj dot, unë atë vend nuk kam vend'.
Si qenka kjo? A ka një realitet? Kjo opozitë ka kaq të meta, po kjo opozitë kur ka qenë në pushtet ka kthyer stinën, ka kthyer rrymën, dhe Shqipëria nga vitet 2007-2014 është rritur çdo vit. Për ata që derdhin lot se u zbraz Shqipëria, Shqipëria u zbraz në mënyrën më dramatike, po ata që po thonë këtë, ata i kanë lot krokodili.
Ata meqenëse janë njëlloj, s'na mbetet gjë ne, të ikim!
Këta janë shpresëvrasës të poshtër, janë vrasës të paguar të qeverisë, që s'kanë nder as moral.
Tjetër, e keqja akoma, ta vrasin votën. Meqenëse Agroni dhe Flamuri janë njëri i qeverisë e tjetri i opozitës, ai që është në qeveri ai vjedh, tjetri është opozitë, të dy vjedhin se janë njerëz.
Të dy vjedhin se janë në pushtet, pavarësisht se njëri është pushtet ekzekutiv, tjetri është pushtet moral.
Paçka se njëri po vjedh gjithë ditën, tjetri mund të mos vjedhë kurrë, por s'mund të thuash kurrë se është njëlloj me atë që vjedh.
E kuptoni ç'ndodh këtu?
Cili është qëllimi këtu? Qëllimi është shumë i poshtër. Qëllimi është shumë diabolik. Qëllimi është që vota s'ka vlerë. Atëherë hajdut për hajdut po mbaj këtë që kam. S'kam pse të votoj.
Ose s'shkojnë në votim, po meqenëse janë njëlloj, unë po mbyll sytë e po votoj për këtë që kam.
Dhe në të vërtetë një pjesë e mirë e këtyre që janë ngritur, që u ngritën përpara, kanë qenë votues të Edi Ramës. Po bravo u qoftë që e kuptuan, u jam mirënjohës që e kuptuan se për kë kanë votuar, se për cilin kanë votuar.
Por unë ndalem tek teza, gjithnjë tek teza. Pra me këtë tezë, duan të mbulojnë krimet monstruoze të qeverisë.
Me këtë tezë, ata dalin alternativën nuk ua besuan ju.
Ku ka alternativë në farsë elektorale?
Ku ka zgjedhje në farsë elektorale?
Po ku e di ti çfarë është alternativa?
Alternativa jonë është më e mira që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, e mbështetur nga dy fondacionet më të mëdha të botës në fushën e mendimit, të ekspertizës, Heritage dhe Adenauer.
Merr lexoje, plasi sytë, e ke në faqen e Partisë Demokratike.
Po ti beson si skllav, se padroni yt bën zgjedhje.
Padroni yt nuk bën zgjedhje. Është disa herë më kriminal në raport me votën sesa padroni i tij në Beograd. Po, po. Se padroni i tij në Beograd ishte një kriminel lufte për mua.
Ishte një promotor apo një mbështetës i flaktë i gjenocidit.
Flitet se ishte një organizator i safarit të myslimanëve në Sarajevë.
Ishte një kriminel që organizonte vrasje kundërshtarësh, njëlloj si Edi Rama. Atentate ndaj kundërshtarëve.
Por duhet të themi një gjë. Ai kurrë nuk i bëri vendit të tij ato që i bëri Edi Rama.
Rrjetet e drogës të Serbisë janë të fuqishme, por nuk arritën të zëvendësojnë shtetin autoritar me narkoshtetin.
© SYRI.net
E dhunuan në pabesi/ 'Policia s'e gjen dot' - Gazetari thirrje Linda Ramës: Trego emrin e kushëririt…
Nxitja e studentëve për protesta apo veprimet e paligjshme e transferuan Veliajn në Fier
Berisha: Forma më e lartë e korrupsionit është krahasimi i qeverisë me opozitën! Duan të vrasin përgjegjësinë