Kompensimi i TVSh-së për fermerët arrihen 6 mijë aplikime, kërkohen 13.3 mln euro

Administrate tatimore njoftoi se deri më 26 tetor 2026, numri i aplikimeve online të fermerëve për kompensim e TVSH-së përmes autofaturës ka arritur në 5,995, nga të cilat 5,148 janë aprovuar, ndërsa 469 aplikime janë ende në proces shqyrtimi.
Sipas të dhënave të Tatimeve vlera totale e kompensimit të kërkuar nga fermerët arrin në 13.3 milionë euro.
Fermerët mund të aplikojnë online përmes platformës e-Filing, për të përfituar kompensimin që u takon.
Sipas Tatimeve, aplikimet për kompensim përmes autofaturës synojnë të lehtësojnë procedurat për fermerët dhe të mundësojnë përfitimin e kompensimit sipas kushteve të përcaktuara
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









