Berisha: Ata që thonë se të gjithë janë njëlloj duan të vrasin shpresën, por duan të vrasin edhe votën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për mediat këtë të mërkurë, u ndal sërish te protesta studentore dhe te ngritja e tyre kundër qeverisë Rama.
Berisha u shpreh se të gjithë ata që thonë se “janë njëlloj” duan të vrasin shpresën, si dhe votën, duke e cilësua këtë si një tezë diabolike. Sakaq, Berisha shprehu mirënjohjen e tij për revoltën studentore, duke theksuar se ata që e kanë votuar qeverinë e kanë kuptuar se kë kanë votuar, duke e shprehur me protestën e tyre.
“Ka një problem tjetër madhor themelor. Këta duan të vrasin shpresën. Këta janë vrasësit e shpresës. Këta janë gjahtarët e shpresave të shqiptarëve. Këta janë llumi i llumit të shoqërisë shqiptare, armiqtë më të egër të qenies shqiptare.
Po atëherë thotë i riu, ‘po kur të dy qenkan njëlloj, çfarë të rri unë këtu? Unë këtë mur nuk e çaj dot, unë atë vend nuk kam vend’. Si qenka kjo? Ata meqenëse janë njëlloj, s’na mbetet gjë ne, të ikim!
Këta janë shpresëvrasës të poshtër, janë vrasës të paguar të qeverisë, që s’kanë nder as moral.
Tjetër, e keqja akoma, ta vrasin votën. Meqenëse Agroni dhe Flamuri janë njëri i qeverisë e tjetri i opozitës, ai që është në qeveri ai vjedh, tjetri është opozitë, të dy vjedhin se janë njerëz.
Të dy vjedhin se janë në pushtet, pavarësisht se njëri është pushtet ekzekutiv, tjetri është pushtet moral. Paçka se njëri po vjedh gjithë ditën, tjetri mund të mos vjedhë kurrë, por s’mund të thuash kurrë se është njëlloj me atë që vjedh.
E kuptoni ç’ndodh këtu? Cili është qëllimi këtu? Qëllimi është shumë i poshtër. Qëllimi është shumë diabolik. Qëllimi është që vota s’ka vlerë. Atëherë hajdut për hajdut po mbaj këtë që kam. S’kam pse të votoj.
Ose s’shkojnë në votim, po meqenëse janë njëlloj, unë po mbyll sytë e po votoj për këtë që kam.
Dhe në të vërtetë një pjesë e mirë e këtyre që janë ngritur, që u ngritën përpara, kanë qenë votues të Edi Ramës. Po bravo u qoftë që e kuptuan, u jam mirënjohës që e kuptuan se për kë kanë votuar, se për cilin kanë votuar.
Por unë ndalem tek teza, gjithnjë tek teza. Pra me këtë tezë, duan të mbulojnë krimet monstruoze të qeverisë.
Padroni yt nuk bën zgjedhje. Është disa herë më kriminal në raport me votën sesa padroni i tij në Beograd. Po, po. Se padroni i tij në Beograd ishte një kriminel lufte për mua” , u shpreh Berisha.
Rama për protestat: Nuk mund të sulmohet shteti me gurë e flakë, një turmë nuk mund të na imponohet
Protesta e 25 tetorit, gjykata cakton masat për 9 të arrestuarit
Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon
- 13:35 Rama për protestat: Nuk mund të sulmohet shteti me gurë e flakë, një turmë nuk mund të na imponohet
- 13:30 Protesta e 25 tetorit, gjykata cakton masat për 9 të arrestuarit
- 13:23 Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë
- 13:22 Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima
- 13:17 Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës në Kosovë
- 13:14 Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën