Buxheti 2027! Rama: Do dyfishohen pensionet

28 Tetor 2026 | 13:40

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara gjatë tubimeve në Tiranë, duke u ndalur te dëmet e shkaktuara. Ai i cilësoi këto akte si një formë “anti-njerëzillëku”, që sipas tij imponon vullnetin ndaj shumicës së qytetarëve që duan të jetojnë të qetë.

Gjatë konferencës për mediat, Rama foli edhe për buxhetin e vitit 2027, rritjen e pensioneve dhe masat që qeveria synon të ndërmarrë për lehtësimin e familjeve përballë kostove të jetesës.

Kryeministri deklaroi se rritja ekonomike i ka krijuar mundësinë qeverisë për të dyfishuar rritjen e pensioneve në vitet pasardhëse. Ai tha se është i vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe naftës.

Rama njoftoi gjithashtu se buxheti i vitit 2027 do t’i përcillet Kuvendit dhe do të kalojë për herë të parë pragun e 10 miliardë eurove. Sipas tij, edhe borxhi publik ka zbritur në një nivel historikisht të ulët.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Ekonomia na e ka dhënë mundësinë, rritja e pensioneve të dyfishohet në çdo vit pasardhës. Rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar, e kam thënë për ata që e bënë madhështore protestën e Flamingos, jam i vetëdijshëm nga rritja e kostos së ushqimeve apo e naftës.

Vetëm tre ditë më parë ju thashë se do t’ju bëja me dije masat e reja për lehtësimin e familjeve të zakonshme. Sot i përcjellim Kuvendit buxhetin 2027, kalon pragun e 10 mld eurove për herë të parë në histori. Borxhi publik ka rënë në një prag të poshtëm historik po ashtu. E thonë të gjitha shifrat dhe faktet se ekonomia është ndër më dinamiket në rajon. Prekja e pragut prej 30 mld eur të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, e ilustron panoramën optimiste.

Në buxhetin e 2027, kemi planifikuar një sërë masash ambicioze. Mesazhi është i qartë: Më shumë biznese, më shumë kompani, investime, njerëz të pasur në Shqipëri. Ndaj mbetemi partizanë të taksimit të ndershëm.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Ata që thonë se të gjithë janë njëlloj duan të vrasin shpresën, por duan të vrasin edhe votën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për mediat këtë të mërkurë, u ndal sërish te protesta studentore dhe te ngritja e tyre...
13:35 | 28/10/2026

Rama për protestat: Nuk mund të sulmohet shteti me gurë e flakë, një turmë nuk mund të na imponohet

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në konferencë për mediat ka folur lidhur me protestën studentore dhe dhunës së regjistruar teksa vuri theksin te dëmet që...
13:35 | 28/10/2026

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në IEVP Fier, vendimi jo me kërkesë të tij

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në atë...
11:57 | 28/10/2026