Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë ajrore Wizz Air, inauguroi linjën e re direkte Tiranë–Palermo, duke shtuar një tjetër destinacion italian në rrjetin e fluturimeve nga Tirana. Linja e re do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, duke u ofruar pasagjerëve më shumë mundësi udhëtimi drejt Siçilisë, një prej rajoneve më të njohura të Italisë. Me rastin e inaugurimit të linjës së re, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u organizua një ceremoni mirëseardhjeje, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të TIA, delegacionit të Aeroportit të Palermos, Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe kompanisë ajrore Wizz Air. Piervittorio Farabbi, Drejtor i Operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh se linja e re forcon edhe më tej lidhjet mes dy vendeve.