Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si dhunë dhe agresivitet mund të pranohet si normalitet në shoqëri.
Në një kohë kur të rinjtë i kërkojnë dorëheqjen, Rama zgjedh t`i sulmojë, duke i quajtur ata një grup dhunuesish dhe përndjekësish online.
Të lidhura
None found
Ai u shpreh se nuk dëshiron t’i rikthehet përbërjes së kësaj turme, të cilën e përshkroi si një “mish-mash kategorish”, ndërsa përsëriti sërish ndërhyrjet e huaja, apo edhe financimin kriminal.
“E kam pyetur veten këto ditë, a është e mundur të pranohet si normalitet agresioni i një turme që në emër të studenteve dhe rinisë kërkon të na imponohet të gjithëve jo vetëm duke thyer xhamat e ministrisë, por duke thyer çdo normë të bashkëjetesës mes njerëzve të të njëjtit qytet.
Kur them të gjithë nuk kam parasysh vetën dhe qeverinë, kam parasysh të gjithë atra që nuk janë pjesë e këtij agresioni dhe që përjetojnë frikë, pasiguri nga kjo trume dhunuesish urbane dhe përndjekësish online. Kam parasysh edhe ata që nuk më duan mua kryeministër, por duan të lëvizin lirisht, të shkojnë në punë.
A mund të na imponohet një turme me britma dhe të shara, duke bllokuar trafikun pa pyetur për lirinë e askush, shpërthen në një furi dhune me gurë dhe zjarr.
Kush janë këta? Nuk dua ti rikthemi përbërjes së kësaj turme, një mish mash kategorish ku janë mbledhur individë parti politike që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. As dua të përsëris ndërhyrjet e duarve të huaja, parasë së zezë, apo krimit të organizuar”, tha Rama.







