Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Sipas burimeve jozyrtare, transferimi nuk është bërë me kërkesë të Veliajt, i cili mbahej në Durrës që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua. Transferimi vjen në një kohë Gjykata e Lartë ka zgjidhur çështjen e kompetencës për kallëzimin e Erion Veliajt lidhur me identifikimin e personit që përdor emrin “Nesti Angoni”, kallëzimi i të cilit çoi kryebashkiakun pas hekurave. Sipas Gjykatës së Lartë, çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës.