Nga Elbasani, ku mori pjesë në një aktivitet për nxitjen e dialogut dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjet e pushtetit vendor, Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran komentoi edhe zhvillimet e fundit në vend dhe protestën e studentëve. Ai kërkoi që studentët të dëgjohen, por theksoi se e vetmja rrugë për zgjidhje demokratike është dialogu dhe jo dhuna.