Mamografi për gratë në Qendrën Korrektuese në Lipjan, Gërvalla: Asnjë grua nuk duhet të mbetet pa kujdes shëndetësor

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se në kuadër të fushatës së Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, është siguruar realizimi i mamografisë për gratë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Gërvalla njoftoi se kjo nismë është realizuar në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia teksa shtoi se çdo grua duhet të ketë qasje në kujdesin shëndetësor, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhet, duke vënë në pah përgjegjësinë e institucioneve për garantimin e kësaj të drejte.

“Asnjë rrethanë nuk e zbeh të drejtën e një gruaje për shëndet, dinjitet dhe jetë. Kjo e drejtë duhet të garantohet për çdo grua, pa përjashtim, dhe fuqishëm të mbrohet nga institucionet me përgjegjësi të plotë”, ka shkruar Gërvalla.

Mes tjerash, Gërvalla u bëri thirrje grave që të mos i shtyjnë kontrollet mjekësore, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

“Mos e shtyni kontrollin. Zbulimi i hershëm shpëton jetë”, përfundoi ajo.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika