Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje nga paketa e re fiskale, e cila bashkë me buxhetin e vitit të ardhshëm do të marrë sot miratimin nga Qeveria dhe më pas do të duhet të marrë ‘OK’ edhe nga Kuvendi.
“Programi buxhetor afatmesëm, ne kemi planifikuar një sërë masash ambicionze të politikave ekonomike e sociale. Ne duam më shumë biznese, më shumë kompani vendase e të huaja. Prandaj ne mbetemi partizanë të taksimit të mesëm. Lajmi i parë është se falë rritjes së ekonomisë dhe mundësive, jemi gati të hedhim një hap të shumëpritur, ulim normën e TVSH-së në 6% për produktet bazë ushqimore. Ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare 150 milionë euro në vit për ushqimin.
Rrisim me 1% normën standarde të TVSH, për të gjitha mallrat jashtë shportës (21%). Nuk do e rritim normen e tatimit mbi fitimin per biznesin do te mbetet 15%. Sot rrisim me normën më të lartë dividendin nga 8 ne 15%, taksë më e ndershme për bizneset. Ulim barrën tatimore për 32 mijë tatimpagues. Rritet pragu i tatimit për pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë. Vendosim pragun e tatimit 30% për pagat mbi 700 mijë lekë të reja në muaj. Ulim pragun e tvsh për cdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që bizneset e vogla të shërbejnë si guacka për të mëdhenjtë. Rrisim TVSH në hoteleri nga 6 ne 10%, me përjashtim të agroturizmave. Ulim pragun e aplikimit të TVSH-së për çdo biznes me xhiro vjetore 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që bizneset e vogla të shërbejnë si guaska për bizneset e mëdha për t’u fshehur”, tha mes të tjerash Rama.


