Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Duan kokën time, por nuk jap dorëheqjen”, Rama mesazh protestuesve: Do të jem në detyrë deri ditën e fundit të kontratës me shqiptarët!

    Paketa fiskale dhe buxheti 2027, Rama: Ulim pragun e aplikimit të TVSH-së për çdo biznes, s’mund të lejojmë që ‘të vegjlit’ të shpërbejnë si guaskë për ‘të mëdhenjtë’

    “E drejta për të protestuar mbaron aty ku nis liria e të tjerëve”, Rama për protestuesit: Përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama për protestuesit: Turmë dhunuesish urbanë! Kush janë këta që duan të na imponojnë forcën e antiligjit?
    Kryesore

    Rama për protestuesit: Turmë dhunuesish urbanë! Kush janë këta që duan të na imponojnë forcën e antiligjit?

    October 28, 2026
    "Kanë marrë peng Tiranën", Rama për protestuesit: Turmë dhunuesish urbanë! Kush janë këta që duan të na imponojnë forcën e antiligjit?

    “Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të na imponojnë forcën e antiligjit dhe të antinjerëzillëkut?”, ishte pyetja që ngriti kryeministri Edi Rama në mesazhin drejtuar qytetarëve, teksa u ndal te protestat në Tiranë. Ai i akuzoi protestuesit se kanë marrë peng kryeqytetin, duke cenuar lirinë e qytetarëve, ndërsa theksoi se vetëm populli ka të drejtën të japë mandate për të folur dhe vendosur në emër të tij.

    Deklarata e Edi Ramës 

    “E kam pyetur veten vazhdimisht këto ditë: A është e mundur të pranohet si normalitet agresioni i një turme e cila në emër të rinisë, studentëve, ardhmërisë, kërkon të na imponohet jo duke thyer xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe dyqaneve pranë saj, por duke thyer çdo normë të bashkëjetesës mes njerëzish në të njëjtin qytet.

    Kur them të gjithë nuk kam parasysh veten, qeverinë, shumicën parlamentare, por pa përjashtim të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij agresioni dhe që përjetojnë frikë nga kjo turmë dhunuesish urbanë dhe përndjekësish online.

    Kam parasysh edhe ata që nuk e kanë votuar këtë qeveri, nuk më duan mua kryeministër, nuk janë dakord me asgjë që ne bëjmë, por ama duan të lëvizin lirisht në këtë qytet. Duan të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës për shkak të një turme agresive.

    A mund të na imponohet të gjithëve një turmë e cila pasi ka ardhur me muaj të tërë vërdallë nëpër Tiranë duke xhiruar rrugët e qendrës me britma e të shara, duke shqetësuar njerëzit, apo duke u jashtëqitur në kryqëzime për të bllokuar trafikun, pa pyetur fare për lirinë e të tjerëve, shpërthen në një furi dhune me gurë dhe me zjarr, kundër qytetit, institucioneve e Policisë së Shtetit.

    Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të na imponojnë forcën e antiligjit dhe të antinjerëzillëkut?

    Një mishmash kategorish ku janë mbledhur bashkë individë dhe grupe sociale që kanë devizë të përbashkët qysh kur tribuna e flamengove u kthye në një vend grumbullimi sorrash dhe korbash: Ne nuk e durojmë më këtë sistem, nuk e duam këtë qeveri, jep dorëheqjen!

    Keqkuptim i madh shumë! Fatmirësisht askush nuk është populli veç popullit.

    Ky mishmash i të keqkuptuarish që kanë marrë peng Tiranën, bashkë me vëmendjen e një populli të tërë falë edhe ekraneve të korruptuara televizive që i bëjnë hosana dhunës dhe paligjshmërisë, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe autorizim për të folur për popullin.

    As kjo turmë e verbër dhe as ne vetëm, por vetëm populli i jep mandatet” tha Rama.

    antiligji deklarata e Ramës dhuna në protesta Edi rama përplasjet politike protesta e dhunshme protesta në Shqipëri protestat kundër qeverisë protestat në Tiranë Protestuesit reagimi i kryeministrit rendi publik siguria publike tensionet në Tiranë zhvillimet politike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Duan kokën time, por nuk jap dorëheqjen”, Rama mesazh protestuesve: Do të jem në detyrë deri ditën e fundit të kontratës me shqiptarët!

    October 28, 2026

    Paketa fiskale dhe buxheti 2027, Rama: Ulim pragun e aplikimit të TVSH-së për çdo biznes, s’mund të lejojmë që ‘të vegjlit’ të shpërbejnë si guaskë për ‘të mëdhenjtë’

    October 28, 2026

    “E drejta për të protestuar mbaron aty ku nis liria e të tjerëve”, Rama për protestuesit: Përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet!

    October 28, 2026

    Rama për protestuesit: Turmë dhunuesish urbanë! Kush janë këta që duan të na imponojnë forcën e antiligjit?

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.