Transferimi nga burgu i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, cenon rëndë të drejtat e mia
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj këtë të mërkurë ka dalë me një reagim në mediat sociale lidhur me vendimin për transferimin e tij nga IEVP Durrës në burgun e Fierit. Veliaj e ka cilësuar këtë veprim si një akt pa transparencë dhe “rrëmbim policor”.
Ai ka i bërë thirrje Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke u kërkuar të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar shkaqet e atij që e quan “transferim politik”.
“Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.
Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.
Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.
I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik”, shkruan Veliaj.
Bojkoti i mësimit nga studentët dhe pedagogët, Rama: Gjuhën e forcës dhe të imponimit nuk e njoh, dua liri dhe dialog
Pas Ekonomikut, studentët futen në Fakultetin e Drejtësisë dhe ndërpresin mësimin (VIDEO)
Berisha: Ata që thonë se të gjithë janë njëlloj duan të vrasin shpresën, por duan të vrasin edhe votën
- 13:59 Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja e 2 trenave në Spanjë
- 13:54 Bojkoti i mësimit nga studentët dhe pedagogët, Rama: Gjuhën e forcës dhe të imponimit nuk e njoh, dua liri dhe dialog
- 13:45 Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga nafta, çmimi ulet me 32 lekë në pompë
- 13:43 Pas Ekonomikut, studentët futen në Fakultetin e Drejtësisë dhe ndërpresin mësimin (VIDEO)
- 13:40 Buxheti 2027! Rama: Do dyfishohen pensionet
- 13:35 Berisha: Ata që thonë se të gjithë janë njëlloj duan të vrasin shpresën, por duan të vrasin edhe votën