Një avion që mban në bord senatorin brazilian të ekstremit të djathtë, Flávio Bolsonaro, është nisur nga Guayaquili në Ekuador dhe është rrugës për në Miami, të Floridas. Pasi humbi zgjedhjet e së dielës përballë presidentit në detyrë, Luiz Inácio Lula da Silva, Bolsonaro u zhduk për më shumë se 24 orë, derisa autoritetet e migracionit në Argjentinë njoftuan se ai kishte hyrë në vend përmes kufirit tokësor të martën në mbrëmje. Atje, ai u ngjit në një avion "Gulfstream IV" me të cilin duket se bëri një ndalesë në ekuador dhe tani i është drejtuar Maiamit.