‘Twitter nuk është detyra jote…’/ Futbollistët në Madrid, kundër Ministrit të Transporteve pas aksidentit të rëndë në Spanjë
Fenerbahçe i Vedat Muriqit ka caktuar trajnerin që do të marrë vendin e Ismail Kartal. Bëhet fjalë për ish legjendën e Liverpool, holandezin Dirk Kuyt i cili do të jetë në rolin e teknikut të komanduar.
Dhe do të jetë pikërisht sfida me ish klubin e tij më të cilin Kuyt do të bëjë debutimim e tij në pankinën e klubit të njohur turk.
Kjo javë ka qenë kaotike për Fenerbahçen; të hënën, në një ndeshje kampionati të karakterizuar nga një tension i madh, Fenerbahçe humbi 2-1 në derbin me Galatasaray, ndërsa në mbrëmjen e së martës drejtuesit e klubit pranuan dorëheqjen e trajnerit Kartal.
Tani ai që do të drejtojë skuadrën është pikërisht Dirk Kuyt i cili iu bashkua skuadrës përpara fillimit të sezonit duke marrë rolin e asistentit të Kartal me holandezin që ka qenë pjesë e kësaj skuadre edhe si futbollist në periudhën 2012-2015 pas transferimit të tij nga Liverpool.
Në Anfield Road, Dirk Kuyt ishte një idhull i vërtetë i tifozëve dhe sfida e 4 nëntorit mes Fenerbahçes e Liverpool do të jetë me të vërtetë një moment domëthënës për të.
Top Channel