Në një përpjekje propagandistike për të ulur zemërimin popullor, Edi Rama deklaroi sot se ka në plan që taksa e qarkullimit të hiqet nga karburantet.
Megjithatë, kjo taksë do të kalojë tek makinat, duke rrezikuar që edhe çmimi i karburantit të mbetet i lartë, por edhe taksat që paguhen për makinat të rriten ndjeshëm.
Në këtë mënyrë, shqiptarët do dalin dy herë të humbur.
Sipas Edi Ramës, nisma synon të lehtësojë barrën për konsumatorët, në një kohë kur çmimet e karburanteve po ndikohen ndjeshëm nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.
Aktualisht çmimi i çdo litri naftë në Shqipëri rëndohet nga disa taksa. Akciza është rreth 39,4 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë dhe taksa e karbonit 3 lekë. Mbi bazën e përbërë nga çmimi dhe detyrimet e tjera aplikohet edhe TVSH-ja prej 20%.
Por heqja e kësaj takse mund të ulë disi çmimin e naftës.
Rama tha se kjo lëvizje nuk do të krijonte të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit pasi qeveria synon ta transferojë tek taksa e automjeteve, duke rritur kështu taksën vjetore të automjeteve.
Po ashtu do rriten edhe taksat për mjetet luksoze dhe do të futet skema e taksimit edhe te makinat elektrike.
Nëse ndalemi në vitet e fundit buxheti nëpërmjet taksës së qarkullimit gjatë periudhës 2023-2025 ka arkëtuar mesatarisht rreth 21,7 miliardë lekë në vit ndërsa vetëm në vitin 2025 të ardhurat arritën në rreth 24,2 miliardë lekë.
Taksa e qarkullimit u zhvendos në vitin 2011 duke u hequr nga taksa fikse vjetore dhe duke kaluar drejt konsumit të karburantit. Taksa mbi karburantet u vendos fillimisht në masën 5 lekë për litër duke u rritur më pas në 27 lekë nga Edi Rama në vitin 2015, nivel në të cilin ka mbetur deri më sot.
© SYRI.net
Shoqata e Industrialistëve Italianë kundër rritjes së taksave, kërkon tërheqjen e propozimeve
Shoqata e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore kundër Paketës Fiskale: Shqetësuese, ministria e Financave ta rishikojë
Ndryshimi i paketës fiskale/ Eksperti Rrumbullaku: Rama do të heqë vëmendjen nga protesta! Një goditje e madhe ...